Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Filloi ndërtimi i 50 serrave në Komunën e Malishevës – Malisheva Press

Filloi ndërtimi i 50 serrave në Komunën e Malishevës

Në Komunën e Malishevës, ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e serrave për pesëdhjetë bujq lokalë. Realizimi i këtij projekti, bëhet në kuadër të investimeve të komunës, në bujqësi, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të prodhimeve në perimekulturë.

Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të serrave, mori pjesë edhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, i cili uroi kultivuesit e perimeve.

“Ndërtimi i këtyre serrave, bëhet në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Malishevës, për përkrahjen e bujqësisë në përgjithësi, me qëllim të zhvillimit dhe të rritjes së kapaciteteve prodhuese, në veçanti të perimeve të cilat rriten në serra”, tha drejtori Hoxha.

“Bujqësia është dega më e fuqishme e zhvillimit ekonomik tek ne, prandaj edhe ne si qeverisje lokale, jemi duke i dhënë rëndësi të veçantë kësaj dege të ekonomisë, pasi kemi kushte ideale për zhvillim të bujqësisë në të gjitha fushat e saj. Rritja e kapaciteteve prodhuese, do të mundësoj edhe mbulimin e tregut të konsumit të perimeve, me perime vendore, që është qëllim kryesor i yni”, tha drejtori Hoxha, i cili edhe uroi njërin nga përfituesit e serrës, Shaip Morinën, nga Astrazupi.

Nga ana tjetër, bujku Shaip Morina, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë përkrahje me rëndësi për të si bujk dhe për familjen në përgjithësi.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, ka sqaruar, se komuna ka subvencionuar pesëdhjetë bujq, në ndërtimin e serrave.

“Ky projekt do të kushtojë afër 45 mijë euro, ku pjesa më e madhe financohet nga Komuna e Malishevës, ndërsa edhe përfituesit e serrave, do të paguajnë një shumë prej rreth tridhjetë për qind. Serrat janë me një hapësirë prej një ari”, tha Hoxha.