Filloi hapja e kanalit për shkarkimin e ujërave atmosferik në Banjë

pastrimi-baje

Në fillim të këtij viti, Komuna e Malishevës është përballur me reshje të mëdha dhe rrjedhimisht me përmbytje dhe vërshime, si dhe me dëme të konsiderueshme. Po ashtu, gjatë shirave, disa nga rrugët janë bllokuar për qarkullim, si pasojë e bllokimit të kanaleve shkarkuese  të ujërave atmosferik. Një prej rrugëve që vazhdimisht bllokohet nga uji, është rruga Malishevë-Banjë, që lidhet me rrugën e kombit dhe Suharekën. Për të mos pasur më probleme në këtë rrugë, Komuna e Malishevës, ka filluar me hapjen e kanalit, i cili do ta shkarkon ujin nga kjo rrugë.

Kanali po hapet, në afërsi të pishinave të Banjës, ku edhe grumbullohet uji në sasi të mëdha. Në këtë vend, po bëhet hapja e kanalit nën rrugë dhe kanaleve apo ujorëve që e shkarkojnë ujin mbi dhe nën rrugë, në drejtim të lumit.

Sipas drejtorit të urbanizmit, Ahmet Morina, ky projekt i cili financohet nga komuna, kushton afër shtatë mijë euro dhe pritet të përfundoj brenda një jave. Ndërsa drejtoria, i ka marrë të gjitha masat për realizimin e këtij projekti, duke mos e penguar qarkullimin në këtë rrugë.

pastrimi-rruga