Filloi asfaltimi i rrugës Dragobil – Pallanka të Malishevës

asfaltimi_pallankaNë kuadër të realizimit të investimeve kapitale të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të përpjekjeve të komunës për ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore, sot ka nisur asfaltimi i rrugës, e cila lidh lagjen Pallanka me fshatin Dragobil.

Rruga e gjatë afër dy kilometra, e cila lidh këtë lagje me fshatin Dragobil dhe me magjistralen Prishtinë – Rahovec, në të njëjtën kohë është urë lidhëse e rrugës Malishevë –Rahovec me rrugën Malishevë-Kijevë, duke e mundësuar kështu jo vetëm lidhjen e lagjes me fshatin, por edhe shkarkimin e rrugëve në qendrën komunale.

Asfaltimin e kësaj rruge e kanë parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Urbanizmit, Skënder Rrahmanaj, të cilët u ndanë të kënaqur me punimet e bëra në këtë rrugë, e cila është shumë e rëndësishme për banorët e fshatit Dragobil dhe më gjerë.

Ndërtimi i kësaj rruge, së bashku me dy rrugë të tjera më të shkurtra, buxhetit komunal të Malishevës i kanë kushtuar afro 188 mijë euro.