Festivali folklorik “Oda e Llapushës”, mbahet më 1 dhe 2 gusht

oda-llapushesNjoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe më gjerë, artdashësit, rapsodët, shoqëritë kulturo-artistike, ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare se, më 1 dhe 2 gusht, prej orës 19:00, Komuna e Malishevës organizon edicionin e tretë të Festivalit folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”. Festivali organizohet në kuadër të shënimit të ditëve të mërgatës. Festivali ka karakter garues dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar. Krahas festivalit, do të organizohet edhe Panairi artizanal. Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve.