Festës së AAK-së i bashkohet edhe Fatmir Limaj (Foto)

Festës së lirimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i është bashkuar edhe kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet duke e pirë nga një gotë, ndër tjerëve së bashku me villain e Ramushit, Dautin.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. /Telegrafi/