Ferizaj: Futet në pompë të derivateve, kërcënon me armë e kërkon para

vjedhje

Në fshatin Gerlicë të Ferizajt, dy ankues meshkuj kanë informuar se në pompë të derivateve kishte ardhur një person i panjohur dhe nën kërcënim të armës dhe i ka kërkuar para.

Pasi që ankuesit nuk i janë bindur të dyshuarit i njëjti është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Klan Kosova.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.