Feraj: Maqedonia s’po e ndërron as emrin kurse pushteti në Kosovë falë territore

hysamedin_ferajProfesori i shkencave politike dhe filozofi Hysamedin Feraj përmes një postimi ka kritikuar qasjen servile të pushtetit në Kosovë ndaj secilës kërkesë dhe kushtëzim nga Serbia dhe faktori ndërkombëtar.

Ja postimi i profesor Ferajt:

I kemi mësuar vetë:
Ndonëse Maqedonia i ka punët keq në raport me veten aq sa mund të zhbëhet, në raport me BE-në nuk është më keq se Kosova. Maqedonisë nuk i është kërkuar të japë territore, as të federalizohet, as të fusë Serbinë brenda saj… Maqedonisë i është kërkuar vetëm të ndërroj emrin me një të përafërt. Dhe kanë refuzuar ta ndërrojnë si kusht për antarësim në BE dhe NATO.

Ne do ta kishim ndërruar. Menjëherë. Siç ndërruam flamurin me arsyetimin tonë standart: E ç’rëndësi ka si duket flamuri? E ç’rëndësi ka çfarë emri do të kemi? E ç’rëndësi ka futja e Serbisë në Kosovë? E ç’rëndësi ka dhurimi i territoreve malit të Zi? E ç’rëndësi ka… Sepse për pozitën tonë nuk ka asgjë më rendësi veç qenies së tyre përjetësisht në pushtet. Pastaj bëjmë si të habitur: pse BE na vë kushte që nuk ia vë asnjë populli dhe asnjë shteti!
Ndërkombëtarët i kemi mësuar vetë të na bëjnë kërkesa të papranueshme, sepse u kemi thënë se për ne s’ka kërkesa të papranueshme. Përveç njërës: të mos kërkojnë zgjedhje as zgjidhje që mund t’i heqin nga pushteti Hashimin e Isën, PDK-ën dhe LDK-ën. Na kërkoni çka të doni tjetër! Na vini de kushte! Na kërkoni pra diçka të jashtëzakonshme sepse, me sa duket, e vetmja gjë e rëndësishme për ne është të na shihni si të jashtëzakonshëm! Dhe, rrjedhimisht, të pësojmë dëme të jashtëzakonshme. Që pastaj të mund të ankohemi ndaj jush, te ju. Dhe në librat e historisë. Eeeeeh!