Fëmijët shesin dhe shpërthejnë mjete piroteknike rrugëve të Malishevës

mj_1482732581-3742458Një nga mënyrat festive në fundvit është shpërthimi i mjeteve piroteknike, mirëpo kjo është shumë shqetësuese sidomos në hapësirat publike dhe jo pak qytetar janë lënduar nga kjo mënyrë e festimit.

Komuna e Prishtinës ka dalë me një urdhëresë ndalimi për përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike siç janë sheshet, rrugët etj. Panëvarësisht ankesave të qytetarëve, nëpër rrugët e Malishevës shihen fëmijët duke shitur e shpërthyer mjete piroteknike ani pse një gjë e tillë është e ndaluar edhe me ligj. Komuna e Malishevës dhe drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë asnjë hap lidhur me këtë çështje. ./mp/