Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Fëmija i parë i Vitit 2018 është djalë – Malisheva Press

Fëmija i parë i Vitit 2018 është djalë

Në mesnatë ka lindur fëmija i parë në vitin 2018 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Foshnja e porsalindur, i gjinisë mashkull, Ajn Azemi gëzon shëndet të plotë, me peshë prej 3.250 kg.

Gjinekologia Fitnete Raci-Nuraj, theksoi se ka lindur pacientja e parë në vitin 2018, ndërsa kjo ishte shtatzënia e tretë e Fatmire Azemit nga Podujeva, shkruan kp.

“Fëmija i parë i lindur në vitin 2018, ka lindur fiks në orën 12. Është fëmijë me peshë 3.250 kg. Është fëmija i tretë. Nëna në shtëpi ka një vajzë dhe një djalë”, tha ajo.

Nëna që lindi fëmijën e parë, Fatmire Azemi, tha se tashmë ndjehet shumë mirë.

“Shumë mirë po ndjehem. Shumë mirë më kanë prit, faleminderit të gjithëve”, u shpreh ajo.

I pranishëm në Repartin e Gjinekologjisë, për vizitë ishte edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, i cili tha se sonte është një festë e dyfishtë, ajo e ndërrimit të motmotit dhe lindja e fëmijës së parë në vitin që sapo hymë.

Ndër të tjera ai lëvdoi punën e ekipit mjekësor, për të cilët tha se kanë lënë anash familjet e tyre për të ndihmuar familjet e tjera, përderisa pati edhe një dhuratë për fëmijën e porsalindur.

“Ne ishim sot në një festë të dyfishtë, një të vitit të ri dhe po ashtu e pamë edhe një lindje e cila ishte një lindje e mrekullueshme. Ju e patë se është një punë e palodhshme dhe kam ardhur sot që ta falënderoj edhe stafin, të cilët nuk gjenden në familjet e tyre, por janë pranë familjeve kosovare dhe kështu u kam dhënë mbështetje dhe u kam premtuar se viti 2018 do të jetë vit i ndryshimeve të mëdha në shëndetësi”, tha ministri Ismajli.

Sipas tij, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, nuk mungon entuziazmi, ndërsa si e tillë do të ketë edhe mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, shefi i ekipit kujdestar, Jakup Ismajli, njoftoi se gjatë vitit që lamë pas, në këtë klinikë ka pasur 11 mijë e 160 lindje, ndërsa shtoi se është për t’u krenuar fakti se nuk ka pasur asnjë vdekje të lehonave.

“Kemi pasur 11 mijë e 160 lindje. Prej tyre 5 mijë e 500 kanë qenë meshkuj, kurse 5 mijë e 22 femra. Prej tyre 260 lindje binjake, 9 lindje trinjake. Mund të krenohemi se gjatë vitit të kaluar nuk kemi pasur asnjë vdekje të lehonave”, theksoi ai.