Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Faturat e “kripura” të KEDS-it – Malisheva Press

Faturat e “kripura” të KEDS-it

faturatShumë konsumatorë po ankohen se KEDS-i u ka dërguar fatura të shtrenjta të energjisë elektrike për muajin tetor, pavarësisht përgjysmimit të shkallës së TVSH-së.

Qeveria e Kosovës muaj më parë ka marrë vendim që TVSH-ja për rrymën të përgjysmohet nga 16 në 8 për qind, duke synuar që të lirohen paksa faturat e energjisë elektrike për konsumatorët. Megjithatë, konsumatorët e KEDS-it thonë se faturat e rrymës vazhdojë të jenë të larta, madje më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur TVSH-ja paguhej 16 për qind.

Ilmi Rakovica, qytetar nga Prishtina, thotë se faturat e rrymës janë të papërballueshme për xhepin e tyre, përderisa, sipas tij, ulja e TVSH-së as që është vërejtur. Rakovica i akuzon KEDS-in se me vendosjen e njehsorëve digjitalë vetëm po i plaçkit konsumatorët.

“Sot e bëra një ankesë. Fatura më ka ardhur 62 euro. Po mendoj se është paushall, pasi që e njëjta vlerë po më vjen gjithnjë. Para disa muajve kam kaluar edhe në shtëpi të re po prapë po vjen shumë shtrenjtë. Çmimi i rrymës nuk po ulet as me ulje të TVSH-së”, ka thënë ai, duke shtuar se gjatë këtij muaji ka kursyer rrymën duke pasur parasysh aplikimin e tarifave të dimrit