Faton Thaçi e nis punën si zv.ministër me keqpërdorim (foto)

Vetura e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ishte e parkuar mbrëmë para një hoteli në Malishevë. Ishte në pronësi të Zëvendësministrit Faton Thaçi i cili është njëri nga njerëzit e afërt të Fatmir Limajt, i cili ka dhënë dy versione se pse vetura e tij u gjend para objektit ku bëhen pushime. Së pari, ai ka thënë se s’ka lëvizur prej të premtes nga Prishtinë. Kurse në versionin e dytë ka pranuar se të premten ishin për festë për lirimin e Fatmir Limajt. Në Qeveri kanë thënë se do të marrin masa nëse vërtetohet se vetura e Shteti është keqpërdorur.

Vetura e cila ishte e parkuar në oborrin e një moteli, me targa 3z-118-15, në Malishevë, është e Zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi.

Se vetura ishte e MTI’së, fillimisht, e kishte konfirmuar Qeveria e Kosovës. Ia kishte dërguar Gazetës  Express dokumentin me të cilin vërtetohej se targat e automjeteve që mbarojnë me 15 janë të MTI’së.

Zëvendësministri Thaçi kur ishte kontaktuar për herën e parë kishte mohuar se ka lëvizur nga Prishtina prej të premtes. E kishte përmendur edhe të enjten. Ishte betuar moralisht dhe kombëtarisht s’e nuk ishte të shtunën mbrëma në motel.  Kishte thënë se ka vetëm katër ditë që është bërë i dyti në MTI. Ka thënë se nuk e di nëse vetura me targat 3z-118-15 është në shfrytëzim prej tij.