Fatmir Limaj premton punësime të jashtëligjshme për banorët e Malishevës (Video)

Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh zv/kryeministër në Qeverinë ‘Haradinaj’ Fatmir Limaj, e ka dhënë një premtim para banorëve të Malishevës që deri me tani asnjë politikanë nuk e ka bërë një premtim të tillë në fushatë.

Por një premtim i tillë duket të jetë i jashtëligjshëm. Limaj i’u ka premtuar banorëve të disa fshatrave të kësaj komunë se qysh nga java e ardhshme do të fillojë me punësimin e tyre, raporton ORAinfo.

Punësimin e këtyre banorëve Limaj si duket e ka menduar të bëjë pa ndonjë konkurs publik, pasiqë proceduar e konkurseve marrin kohë me muaj.

Duket qe edhe Limaj ka qenë në dijeni se po bënë premtime të jashtëligjshme pasi për një moment ai ka kërkuar të ndalen kamerat kur ka folur për mënyrën si do të punësohen disa banorë te këtyre fshatrave.

“Tash është ajo që e kemi folë gjatë fushatës, koha për punësime”, dëgjohet duke thënë Limaj.

“Ne e kemi filluar atje ku duhet dhe ju do t’i shihni rezultatet e para menjëherë, shumë shpejt, disa do t’i shihni javën tjetër, nëpër fshatrat tuaja shumë shpejt disa nga njerëzit do të punësohen”, thotë Limaj.

Këto premtime për punësime Fatmir Limaj i ka përdorur nga pozita e zv/kryeministrit në Qeverinë ‘Haradinaj’, pozitë në të cilën deri me tani Limaj ka qenë shumë pasiv.

Nga ana tjetër, ORAinfo ka tentuar që të marrë një përgjigje nga zyrtarët e kësaj partie në lidhje me premtime e kryetarit Fatmir Limaj, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Kujtojmë që Fatmir Limaj që disa vite vazhdon të përballet me Gjykatën për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës kur ishte ministër i Transportit dhe Post Telekomunikacionit të Kosovës.

Në kohën 1 minut e 20 sekonda, Limaj tregon për mënyrën se si ka filluar të punësojë jashtligjshëm individë të caktuar.

Po ashtu, shikojeni  videon nga minuta e 49:00 kur Limaj flet për punësimet: