Fatmir Limaj e bën shef të kabinetit djalin e tij në ministrinë që udhëhiqet nga Nisma

Zv/kryeministri Fatmir Limaj ka rehatuar djalin e tij, Durimin, me të ardh në pushtet partia e tij, raporton ORAinfo.

Durimi ka marrë postë të lartë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila udhëhiqet nga Bajram Hasani i Nismës për Kosovën.

Durim Limaj në këtë ministri është emëruar Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef i Kabinetit të Ministrit.

Kjo është bërë e ditur përmes një emaili të cilin e ka siguruar ORAinfo, ne të cilin është njoftuar për pozitën e re të Durim Limajt. /ORAinfo/