Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
“Fati i Qeverisë Haradinaj, në duart e Vuçiqit” – Malisheva Press

“Fati i Qeverisë Haradinaj, në duart e Vuçiqit”

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së gjashtë, nga seancat e mbajtura deri tani kanë miratuar vetëm shtatë ligje, kurse në komisionet parlamentare janë grumbulluar 52 projektligje, të cilat presin shqyrtim.

Kjo ngecje në votimin e ligjeve lidhet me dramën politike të krijuar për shkak të çështjes së ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, i cili po reflekton në punën e përgjithshme të Kuvendit të Kosovës.

Ngecjet e tilla në punën e Kuvendit të Kosovë lidhen kryesisht me numrin e votave të deputetëve ku koalicioni qeverisës po ec për tehun e shpatës sepse diferenca e numrit të deputetëve në raportin pozitë-opozitë është plus dy deputetë.

Kjo mungesë e numrave po e mban në tension të vazhdueshëm Qeverinë Haradinaj e cila me këtë koalicion aktual po përballet me rrezikun të rrëzimit të saj dhe ka ngelur në mëshirën e deputetëve të Listës Serbe e që do të thotë se fatin e kësaj Qeverie momentalisht e ka në dorë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë politologu Ramush Tahiri ka bërë një analizë interesante sa i takon ratifikimit të Demarkacionit, fatit të Qeverisë Haradinaj dhe ndikimit të Serbisë në këto procese politike.

Tahiri thotë se ratifikimi i Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila çështje është duke u zvarritur që nga viti 2015 e për të cilin nevojiten votat e së paku dy të tretave të numrit të gjithëmbarshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pas kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ratifikimi i Demarkacionit nuk mund të kryhet me sukses pa përkrahjen e Listës Serbe, deputetët e së cilës nuk e japin votën “për” pa marrë pëlqimin nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërsa situata e brendshme politike në Serbi nuk është e favorshme për votimin e demarkacionit pa përfunduar në Serbi zgjedhjet për Beogradin dhe pa u legjitimuar fitorja e Partisë Përparimtare të Serbisë së Vuçiqit së paku mbi pesëdhjetë për qind të votave.

Kjo do të dihet të dielën ose të hënën kur është afati ligjor i shpalljes së rezultateve.

Varësisht prej kësaj fare lehtë mund të ndodhë që zgjedhjet të përsëriten në disa vendvotime dhe i gjithë procesi të shtyhet edhe për një apo dy javë.

Ekziston bindja që nëse Lista Serbe voton pro Demarkacionit atëherë partitë opozitare e bëjnë përgjegjës Vuçiqin, duke e akuzuar për tradhti dhe lëshime pe, ndaj çështjes së Kosovës e cila nëse votohet Demarkacioni fiton subjektivitet ndërkombëtar si shtet.

Kjo mund të shërbejë në opsionin që partia e Vuçiqit, në zgjedhjet në Beograd , nëse nuk shënon humbje që në gjithë propagandën e shfrytëzuar dhe aparatin përcjellës, vështirë se do të ndodhë, atëherë së paku do të shënojë rënije, apo thënë ndryshe, një fitore të Pirros, që më vonë do të nxiste procesin e detronizimit të Vuçiqit, si lider e vozhd të Serbisë, ka theksuar Tahiri.

Tash në këtë ndërthurje të ngjarjeve, Ramush Tahiri mendon se nëse Demarkacioni shtyhet e nuk votohet apo nëse me votim rrëzohet në Kuvend nga deputetët, atëherë është e sigurt se Kosovën e presin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për së paku dy arsye: E para se Qeveria e humbë zotësinë e marrjes së vendimeve të mëdha dhe e humbë të qenurit partner për faktorin ndërkombëtar, duke pamundësuar njëherit për këtë vit, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe e dyta, si pasojë e gjithë kësaj bëhen çarje në koalicionin qeverisës, ku PDK-ja nuk dëshiron ta bëjë rënien së bashku me Qeverinë, ndërsa Lista Serbe duke luajtur politikën e Vuçiqit e duke u treguar faktor i rëndësishëm i vendimmarrjes dhe i qeverisjes, me kushtëzimet e votimit të Demarkacionit e devalvon dinjitetin shtetëror të Kosovës dhe sidomos synimet programore të partive në pushtet, duke i vënë në kundërshtim me synimet e popullit të Kosovës.

Gjithashtu Tahiri mendon se gjendja ndërlikohet edhe për faktin se Presidenti i Serbisë Vuçiq ka premtuar se do të dalë me një propozim deri në fund të muajit prill të këtij viti, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës , si është deklaruar të pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare me të cilin shqiptarët nuk fitojnë gjithçka por edhe serbët nuk do të humbin gjithçka.

Tash nuk dihet që në momentin kur do të ndodhë kjo, a i përshtatet Vuçiqit që Kosovën ta gjejë në proces të zgjedhjeve parlamentare dhe pa një mundësi përgjigjeje të denjë e kredibile nga pala kosovare, apo që në Qeveri të jetë Haradinaj dhe ky rol që e ka Lista Serbe duke llogaritur në bashkëpunim dhe në pranim të kompromisit.

Tahiri shpjegon se kjo kuptohet nga fakti se a do të jetë Vuçiqi lider i pakontestueshëm në Serbi, a do ta ketë mbështetjen e përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare para se gjithash të BE-së dhe SHBA-ve, por së paku moskundërshtimin apo miratimin e Rusisë dhe lidhur me këtë a do të jetë propozimi i tij maksimalist apo minimalist dhe a do të jetë ky propozim si vazhdim i periudhës kaluese apo prerje përfundimtare në marrëdhëniet Serbi – Kosovë, si pjesë e çështjes së pazgjidhur serbo- shqiptare tash e dyqind vjet si e thotë vet Vuçiqi.

Pra roli i politikës së Vuçiqit në Serbi do të ndikojë drejtpërdrejt në çështjen se a do të votohet Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës dhe a do të ketë rrëzim apo jo të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare gjatë muajit maj në Kosovë, ka thënë Tahiri në fund. /RTV21