Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Faqet zyrtare të komunave qe dy javë s’janë funksionale, Ministria e heshtë problemin (Foto) – Malisheva Press

Faqet zyrtare të komunave qe dy javë s’janë funksionale, Ministria e heshtë problemin (Foto)

foto-3Ka pothuajse dy javë që faqet zyrtare online të komunave të Kosovës dhe ajo e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal janë të paqasshme, shkruan Periskopi.

E Gjitha që ju paraqitet, kur ju klikoni në faqet zyrtare të kësaj ministrie dhe të komunave, është: Page not Found.

Periskopi nga burime të veta brenda njërës nga komunat e Kosovës, merr vesh që ka dy javë që komunar po përballen me këtë problem, por pavarësisht kësaj ministrie ende nuk ka ndërmarrë asgjë për rregullimin e tij. Si pasojë, pothuajse qe dy javë, qasja në këto faqe është e pamundur, shkruan Periskopi.

Sipas burimit në fjalë, për një gjë të tillë komunat ishin lajmëruar para dy javëve, por jo zyrtarisht.

Lidhur me këtë problematikë, Periskopi ka kontaktuar ministrinë përkatëse, mirëpo që nga dje nuk ka marrë përgjigje.

Pyetjet e Periskopit se cila është arsyeja e mosfunksionimit të faqeve zyrtare të kësaj ministrie dhe komunave të vendit dhe nëse Ministria ka ndërmarrë diçka për rregullimin e tyre, kanë mbetur pa përgigje. /Periskopi/