Familja Zogaj nga Llazica, bëhet më shtëpi të re

Familja e Mahmut Zogajt nga fshati Llazicë i Komunës së Malishevës, nga tani do të jetojë në shtëpi të re, pasi deri tani e kishte problem strehimin dhe jetonte në një shtëpi pa kushte normale të banimit. Familjen Zogaj, sot e kanë vizituar Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.

“E gëzofshi shtëpinë e re. Uroj që të gjitha të mirat të vijnë në familjen tuaj”, ka thënë kryetari Begaj, me rastin e vizitës, për hyrjen në shtëpinë e re, të familjes Zogaj. “Ne si komunë, çdo herë mundohemi që përmes përkrahjes konkrete ti ndihmojmë qytetarët e Komunës së Malishevës, përfshi edhe ata që e kanë problem sigurimin e banimit, dhe për këtë arsye ne kemi investuar në ndërtimin e shtëpive për këtë pjesë të shoqërisë sonë”, tha kryetari Begaj.