Evropa jep alarmin: Temperaturat do të shkojnë në 42 gradë celsius

Shumë nga shtetet e Evropës kanë përjetuar gjatë kësaj jave, temperatura të cilat në disa prej tyre kanë shënuar edhe rekordin e dekadës.

Vitesh Alarme për shëndetin kanë ngritur disa shtete, ku temperaturat kanë arritur në nivele potencialisht të rrezikshme.

Italia është momentalisht duke përjetuar temperatura prej 10 gradë celsius më të larta se mesatarja e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Në Sicili këtë javë termometri shënoi 42 gradë celsius, ku një masë e nxehtë ajri nga Afrika kaloi mbi detin Mesdhe.

Turistët dhe banorët vendas në disa qytetet të Evropës jugore, kanë përdorur shatërvanët publike për tu freskuar sadopak.

Temperaturat e larta priten të arrijnë edhe në Evropën qendrore dhe në Ballkan.

Fundjava do të vazhdojë të jetë me temperatura të larta, ndërkohë që ulja e temperaturave pritet të nisë nga dita e hënë.