Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Era promovon Brezovicën e Rugovën nëpër botë – Malisheva Press

Era promovon Brezovicën e Rugovën nëpër botë

era

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, në këtë intervistë ka folur për të rinjtë e Kosovës, për ushqimin tradicional shqiptar, sikurse që ka përmendur edhe pikat e forta të turizmit shqiptar si: Shqipërinë, Rugovën, Brezovicën e Malin e Zi.

Ajo, përgjatë kësaj interviste ka folur për shumë specifika që e dallojnë Kosovën, duke u nis prej njerëzve, ku sipas Era Istrefit, janë mjaftë miqësorë. Era Istrefi ka thënë për wanderlust.com, se njerëzit e Kosovës vetëm duhet ti njohësh më thellë, për të kuptuar se sa të mirë janë.

Më pas ajo ka treguar se si të rinjtë e Kosovës kanë shije të mirë për muzikë, duke përmend këngëtarët që dëgjohen në këtë vend si: Beyonce, Rihanna, Eminem… Ndërkohë, po në këtë intervistë, ajo nuk ka ngurruar të bëj edhe një promo për ushqimin e mirë shqiptar, duke rekomanduar restaurant Tiffany, ku sipas saj, kanë një ushqim shumë të mirë tradicional, përcjellë KultPlus, duke përfshirë edhe pikën kryesore të Kosovës “Newborn”.

Shqipëria, Rugova, Brezovica, Mali i Zi, janë pikat kyçe të cilat i ka përmendur Era Istrefi në këtë intervistë, ku sipas saj janë vende shumë të bukura. Era Istrefi që është mjaftë e njohur tashmë me këngën e saj BonBon, në këtë intervistë të shijes së saj personale, ka përmendur edhe vende të tjera botërore, të cilat tashmë i ka shëtitur, duke përfshirë Londrë, Parisin, Los Angeles e Zvicrën./KultPlus