Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Eqrem Kryeziu për “Zajednicën” O sa keq, o sa turp! – Malisheva Press

Eqrem Kryeziu për “Zajednicën” O sa keq, o sa turp!

eqrem_kryeziuAnëtari i LDK-së Eqrem Kryeziu në rrjetin social Facebook ka shkruar për marrëveshjen e arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë që lejon themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kryeziu ka shkruar se askund në teksin e marrëveshjes nuk figuron Repubika e Kosoves, ndërsa Republika e Serbisë po, transmeton Indeksonline.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Eqrem Kryeziut:

Dhe tani dëgjoni me kujdes:

Burrat e Kosovës në Brussels pajtohen me një tekst për AKS, në të cilin askund, askund dhe askund nuk përmendet Republika e Kosovës.* Mirëpo Republika e Serbisë, po. /”…d) kontributet, grantet, donacionet si dhe mbështetja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera, vendore e ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbisë;/

Në qoftë se dikush bëhet aq naiv e të ngushëllohet se aty përmendet Kosova, madje edhe institucionet e saj, mësojeni se emërtimi gjeografik si “Kosovë”, pa u çanësuar me status, do të thotë trevë (“oblast” e quanin në kohën e Ali Shukrisë).

Sipas atij dokumenti, treva e Kosovës, paska ca institucione vetadministrimi, por status republike, në asnjë mënyrë! Ka vetëm një republikë në atë dokument: Republika e Serbisë.

O, sa keq!
O, sa turp!

* Gjithnjë sipas tekstit, dhënë nga portalet.