Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Enver Hasani në dhjetor del para gjykatës si i dyshuar për falsifikim nënshkrimi – Malisheva Press

Enver Hasani në dhjetor del para gjykatës si i dyshuar për falsifikim nënshkrimi

enver_hasaniIsh-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani bashkë me pasardhësen e tij, Arta Rama- Hajrizi do të dalin para Gjykatës Themelore në Prishtinë kah mesi i dhjetorit. Të dytë po hetohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për dy vepra penale: shpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, shkruan sot Koha Ditore.

Hetimet ndaj tyre kanë filluar pas denoncimit që ua ka bërë këtë vit ish-avokati i Popullit, Sami Kurteshi. Ai kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese nëse presidentja, Atifete Jahjaga kishte shkelur Kushtetutën kur ua kishte vazhduar mandatin tre gjyqtarëve. Kushtetuesja e kishte hedhur poshtë këtë lëndë. Në vendim kishte futur edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan. Mirëpo, ky gjyqtar kishte përjashtuar vetën nga vendosja për shkak të konfliktit të interesit, sepse kishte të bënte me mandatin e tij dhe të dy kolegëve të tij ndërkombëtarë.

Gjyqtari ndërkombëtar, Carolan, që ishte i vetmi që nuk ishte pajtuar vitin e kaluar gjatë debatit në gjykatë se çka mund të quhet “grup parlamentar”, i kishte dërguar letër Avokatit të Popullit për të sqaruar rastin e emërimit të tij dhe dy gjyqtarëve të tjerë. Carolan është edhe dëshmitari kryesor në këtë çështje penale.