Enis Zulfaj nga Seniku i Malishevës tregon se si i shpëtoi sulmit në Munich

foto 1

Enis Zulfaj, një qytetarë nga Malisheva , i ka shpëtuar sulmit të sotëm që ndodhi në një qendër tregtare në Munich të Gjermanisë.

Ai në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se ishte vetëm pak metra afër atyre qenieve të frikshme që bërtisnin dhe gjuanin me armë. Ai thotë se aty pa tmerrin me sy.

Postimi i plotë i Enis Zulfajt:

Para disa orëve, për fat të mirë, shpëtova nga një sulm terrorist në një qendër tregtare në Mynhen të Gjermanisë. Isha vetëm pak metra afër atyre qenieve të frikshme që bërtisnin dhe gjuanin me armë.

Aty pashë tmerrin.

Të gjithë vraponim, me sa fuqi kishim, për t’u larguar nga objekti.

Njerëz të çmendur nga frika, fëmijë e të moshuar duke qarë e duke kërkuar ndihmë. Gjithçka e tmerrshme.

Qindra automjete policie e shumë grupe të ndihmës mjekësore të cilët na pyesnin nëse kemi nevojë për ndihmë pak minuta pas ngjarjes.

Një shtet i përgatitur siç është Gjermania, e ka të pamundur t’i parandalojë këto sulme. Frikësohem çfarë do të ndodhë nëse diçka e tillë ndodh në Kosovë!

Vërtet meritojnë vdekjen të gjitha këto qenie jonjerëzore!

Vërtet meritojnë vdekjen të gjithë ata që i përkrahin!

Vërtet nuk mund të quhen njerëz ata që nuk i kundërshtojnë dhe nuk e luftojnë këtë grup terrorist!