Ende pa filluar seanca, kuvendi shkon në pauzë

Deputetët e LAA dhe VV janë në sallën e Kuvendit ku pritet dhe të mbahet seanca. Por edhe sot po mungojnë deputetët e PAN-it.

E kryesuesi i seancës Adem Mikullovci tha se po shkojnë në pauzë 15 minutëshe për të pritur mos po vijnë dhe deputetët e PAN-it.

“53 deputetë janë në sallë. Nuk ka kuorum. PAN nuk ka ardh. Po shkojmë në pauzë 15 minuta. Nëse vijnë mirë, nëse s’vijnë përshëndetemi”, tha Mikullovci.