Elonë Kastrati nga Vërmica, aktiviste e barazisë gjinore në Gjermani

Elone_kastratiElonë Kastrati ditë më parë, në një prezentim që bëri në TEDxPrishtinaWomen shpalosi gjithë realitetin dhe situatat në të cilat femrat ndihen në siklet dhe sfidat që i kanë femrat kosovare e sidomos të atyre femrave që jetojnë jashtë.

Ajo flet për rastet kur diskriminohen, rastet kur femrat që jetojnë në Gjermani e vendet tjera në rajon diskriminohen duke u detyruar të dashurojnë patjetër djem shqiptar e kosovar.
Madje ajo nuk heziton edhe të flasë për tabu-të të cilat femrat frikësohen të i flasin apo të i shfaqin ndaj të tjerëve. Për më shumë shikoni prezentimin e Elonës.

Ajo është e njohur për iniciativën e saj #PadsAgainstSexism apo #PecetatKundërSeksizmit. 19 vjeçarja u bë e njohur për shkruarjen e mesazheve kundër seksizmit në peceta sanitare dhe për shpërndarjen e tyre në vendlindjen e saj Karlstruhe, si mënyrë për të ngritur vetëdijën mbi barazinë gjinore.

Elona është lindur në Gjermani, ndërsa është me prejardhje nga fshati Vërmicë i Komunës së Malishevës. /MalishevaPress