Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ekskluzive: Pse po e pengon Veseli Haradinajn të bëhet kryeministër? – Malisheva Press

Ekskluzive: Pse po e pengon Veseli Haradinajn të bëhet kryeministër?

 

Qeveria e ardhshme do të ishte shpejt e mundshme sikur PDK të mos ndërhynte tek AAK e cila gati e ka bindur Pacollin për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës, bashkë me PAN.

Pavarësisht këtij afrimi të marrëveshjes, Periskopi mëson se Kadri Veseli  po e pengon AAK-në dhe nuk është e interesuar për një marrëveshje të tillë. Kjo për shkak se PDK e ka një plan B për këtë situatë. Zgjedhjet e reja, janë opsioni që po e kërkojnë.

Mësohet se nëse nuk do të ketë marrëveshje me AKR-në deri me datë 24 gusht, nuk do të ketë tentative për “blerje” deputetësh, por PDK nëpërmjet Hashim Thaccit do ta kërkojë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme sërish.

Kjo edhe sepse Haradinaj nuk po duket si i pranueshëm për ndërkombëtarët, por mbi të gjitha sepse PDK e Kadri Veselit do të përpiqet të rrisë numrin e deputetëve dhe ta ndërrojë tërësisht përbërjen e tyre duke i zëvendësuar me njerëz plotësisht të Kadri Veselit. /Periskopi/