Ekskluzive: Skandali me test në MASHT, Mustafë Kadriu rrëfen të gjitha në polici

Zyrtari i lartë në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu është paraqitur në Polici. Arsyeja që e ka shtyrë Kadriun të paraqitet në Polici është shqetësimi siç e quan ai pasi në ditën kur po mbahej testi kombëtar i maturës, një test i grupit A kishte dalur në një nga portalet në Kosovë.

Burime të Indeksonlinë mësojnë se Kadriu ka treguar emrat e të gjithë personave që kanë qëndruar në ministri dhe emrin e shtypshkronjës që ka shtypur testet.

“Brenga ime dhe e jona si ministri është se si kanë mundur të publikohen fotografitë një ditë para se të mbahet ky test. Testet shtypen tek shtypshkronja “Bledi”. Kemi qenë 10 policë që kemi qëndruar në ministri dhe që jemi si përgjegjës të këtij divizioni. Testet kanë ardhur në ministri me datën 28.05 rreth orës 16:00 ku kanë ardhur testet e paketuara ndërsa më pas ruhen 24 orë nga policia” ka thënë Kadriu.

Zyrtari i Arsimit ka treguar edhe masat që janë ndërmarrë pasi testi është bërë publik në media, shkruan Indeksonline.

“I kemi ndrru mënjëherë testet posa janë bërë publike në media. Testet e njëjta janë largu menjëherë prej përdorimi. Në bazë të fotove, duket se fotografitë janë bërë me telefon. Unë dyshoj se ato mund të jenë bërë gjatë kohës së printimit” ka thënë Kadriu.

Poashtu, i njëjti në polici ka raportuar se testi ka përfunduar në një nga portalet nga një nxënës.

Indeksonline mëson se zyrtarët përgjegjës të këtij divizioni janë këta: Mustafë Kadriu, Fatmir Elezi, Fetah Jusufi, Afrim Rrahmani, Asim Hamiti, Birsen Shuto, Besa Gashi, Mirlinda Dehari, Nizafete Kutllovci-Bardhi, Vjollca Imerhalili./Indeksonline/