Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
EKSKLUZIVE: Mbi 25 autobusë dhe qindra makina do të nisen për Prishtinë nga Malisheva – Malisheva Press

EKSKLUZIVE: Mbi 25 autobusë dhe qindra makina do të nisen për Prishtinë nga Malisheva

protestaaaaaaaaaNga burime brenda këshillit organizativ të opozitës së bashkuar në Malishevë mësohet se, nesër nga Malisheva për në manifestimin e opozites do të nisen mijëra qytetarë.

Mobilizimi i aktivistëve të opozitës së bashkuar ditëve të fundit ka bërë që ky mobilizim të merr mbështetje masive nga qytetarët e Malishevës. Janë mbi 25 autobusë që do të nisen nga qendra e qytetit dhe nga disa fshatra të Malishevës.

Siç bënë të ditur ky burim, shumë prej qytetarëve të Malishevës e kanë konfirmuar pjesëmarrjen bashkë me familjet e tyre, andaj kjo gjë i ka shtyrë që të rezervojnë numër kaq të madh të autobusëve dhe makinave. Ata vazhdojnë edhe në këto orë të takojnë qytetarët në fshatra të ndryshme dhe tu bëjnë ftesë për ditën e nesërme.

Më tutje ai tha se ka vite që në Malishevë nuk ka pasur këso lloj mobilizimi dhe gadishmërie të qytetarëve për të dalur në një manifestim. Mësohet që gadishmeri të madhe kanë treguar shumë qëtetarë të cilet nuk janë pjesë e këtyre subjekteve politike, por që kanë shprehur vullnet të protestojnë në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve të dëmshme për republikën.