Ekskluzive: Kapet mat Deputeti Haxhi Shala! Bisedat dëshmojnë dallaveret e tij me invalidët e luftës (Foto)

Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala, që dikur ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duket të ketë pasur ndikim në rregullimin e çertifikatave për lnvalidë të luftës, personave të cilët janë të afërt me të.

Në një bisedë të siguruar nga Gazeta Intro, shihet biseda që ai bënë me një person të pa identifikuar për gazetën, ku flasin rreth çertfikatave për persona të cilët, pas rregullimit të këtyre çertefikatave do të ishin të gatshëm të i’u ndihmonin  kurdo që të kishin nevojë.

Në bisedën e mëposhtme, shihet teksa Shala i kërkon emrat e atyre që ka për t’ua kryer çertefikatat duke thënë se do t’ua bëjë “në dorë”.

“Ok i kry veq marrja shënimet edhe hajde një dit në dorë ja bajna qertefikata e invalidëve” –  shkruan Shala.

Nga biseda që zhvillohet mes tyre  në “Viber” shihet se për marrjen e një çertefikate për invalid lufte kanë qënë të gatshëm të paguajnë deri në 3 mij euro.

“Jan të katshme qysh jemi marr vesh ka 3mi po veq duhet invalid mi ba edhe me ja rregullu shpejt se i kemi në dor” – shkruan personi që Shala bisedon me të.

E gjithë kjo bisedë përkon të jetë zhvilluar në muajin janar të vitit 2016.