EKSKLUZIVE: ‘Feronikeli’ drejt falimentimit, përgjysmon rrogat e punëtorëve

fero-681x454I privatizuar për vlerën skandaloze prej 30 milionë eurosh duke ditur kapacitetin e tij, gjiganti i prodhimit të Nikelit në Kosovë, Feronikeli, rrezikon falimentimin dhe mbylljen. Pronarët e kësaj kompanie tanimë janë të bindur që kësaj kompanie i ka humbur potenciali dhe tashmë fitimi nga kjo kompani e ka ‘larë veten’.

Në vazhdën e zhvillimeve të fundit brenda kësaj kompanie, sot punëtorët e kësaj kompanie përmes një shkrese të vendosur në hyrjet e fabrikës janë njoftuar se nga data 1 prill do të punojnë me vetëm gjysëm orari, merr vesh QdheQ. Secili prej punëtorëve në pozitën e tij do të punojë vetëm 2 javë nga muaji prill, e kështu tutje edhe muajt e tjerë, ndërsa 2 javët e tjera do të jenë në pushim. Sigurisht që kjo do të dukej e levërdishme për punëtorët sikurse të vazhdonin ti merrnin pagat e plota, por edhe pagat e punëtorëve do të përgjysmohen duke bërë kështu të pamundur që ata punëtorë të vazhdojnë punën në këtë kompani.

Sigurisht që shumica e atyre që punojnë në këtë kompani do t’i lëshojnë vendet e tyre të punës vullnetarisht sepse nuk do të mund t’a përballojnë vazhdimin më vetëm gjysmën e pagës, dhe nuk do të mund të gjejnë vende punë me vetëm 2 javë punë brenda muajit. Detyrimi i punëtorëve që ‘vullnetarisht’ t’i lëshojnë vendet e tyrë të punës është praktikë e njohur e koorporatave të mëdha në këtë kohë kur shteti nuk mbron të drejtat e punëtorëve, sidomos një shtet i dobët si Kosova.

Se a do të reagojë dikush nga sindikata e Feronikelit për këtë gjë dhe a do t’i mbrojë punëtorët Qeveria apo do të heshtet karshi interesave të ‘privatit’ kjo mbetet të shihet.

QdheQ në të ardhmen do të publikojë një varg skandalesh në këtë kompani, që nga privatizimi i saj e deri tani, kur kompania është pranë falimentimit. /QdheQ/