Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ekskluzive: Emrat e të akuzuarve për shitje të statusit të veteranit, mes tyre një kushëri i Kadri Veselit – Malisheva Press

Ekskluzive: Emrat e të akuzuarve për shitje të statusit të veteranit, mes tyre një kushëri i Kadri Veselit

Insajderi ka siguruar aktakuzën e ngritur të mërkurën nga një prokuror i EULEX-it për vepra të ndryshme penale, përfshirë mashtrimin me lista të veteranëve. Në këtë aktakuzë përfshihet edhe prostitucioni që sipas Prokurorisë është mundësuar nga Sheremet Jashari, ish-anëtarë i organizatës terroriste, Armata Kombëtare Shqiptare.

Sheremet Jashari i prin listës së të akuzuarve për shumë vepra të rënda penale, përfshirë mashtrimin që lidhet me statusin e veteranit të UÇK-së.

Mes të akuzuarve është edhe Naser Veseli, një kushëri nga brezi i tretë i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Insajderi ka siguruar aktakuzën e ngritur të mërkurën nga një prokuror i EULEX-it për vepra të ndryshme penale, përfshirë mashtrimin me lista të veteranëve. Në këtë aktakuzë përfshihet edhe prostitucioni që sipas Prokurorisë është mundësuar nga Sheremet Jashari, ish-anëtarë i organizatës terroriste, Armata Kombëtare Shqiptare.

Të akuzuarit tjerë janë edhe Franqesk Selmanaj, Vesel Aruqaj dhe Bajram Sinani.

 Në shkurt të vitit 2016, Insajderi kishte raportuar për këtë grup kriminal që ishte zënë me 12 kilogram eksploziv TNT dhe dy mitraloz. Prokurori i rastit, Njazi Rexha i kishte liruar ata. Rastin më vonë e kishte marrë EULEX-i.

“Policia e Kosovës dhe e EULEX-it i kanë filluar hetimet e tyre të përbashkëta në janar të vitit 2016. Hetimet kanë sjellë deri te zbulimi i një rrjeti ilegal të tregtimit të armëve dhe një sasie të armëve që përbëheshin nga eksplozivë dhe dy armë automatike. Përveç këtyre, në posedim të pandehurve ishin kapur edhe disa armë tjera të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Prokuroria pretendon se të pandehurit kanë ushtruar ndikim në mënyrë që të siguronin statusin dhe më pastaj edhe pensionin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në këmbim të një pagese deri në një mijë euro. Të pandehurit kësisoj e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror të Kosovës.

“Tre të pandehur janë akuzuar për veprat penale në lidhje me këto veprimtari (Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve), nga të cilët dy ishin falsifikuesit e këtij statusi me anë të mashtrimit, ndërsa njëri ishte përfitues i statusit të falsifikuar të veteranit të luftës”.

“Në të njëjtën kohë, njëri nga të pandehurit ishte përfshirë edhe në shtytjen dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë ndërmjet një gruaje dhe disa burrave; duke përfituar nga kushtet e rënda ekonomike të saj dhe duke përfituar nga kjo veprimtari”, thuhet më tej në njoftim.

Insajderi kishte raportuar se Sheremet Jashari, Avdullah Rama dhe Naser Veseli, kanë qenë nën përgjim dhe vëzhgim të drejtorisë kundër krimit të organizuar të Policisë së Kosovës. Ata ishin kapur në Fushë-Kosovë me një sasi të madhe eksplozivi TNT që llogaritet si eksplozivi më i rrezikshëm. Prokuroria për ta kishte propozuar vetëm arrest shtëpie.

Sheremet Jashari (1955) nga Klina e Mesme e Skenderajt, Avdullah Rama (1968) nga Sankoci dhe Naser Veseli nga fshati Braboniq i Mitrovicës kanë qenë rreth dy muaj nën përgjim dhe vëzhgim të drejtorisë kundër krimit të organizuar të Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit – me të kaluar kriminale dhe me lidhje me organizatën e shpallur terroriste – AKSH, ishin kapur me këtë sasi të madhe eksplozivi dhe me armë të pajisura me dylbi.

Të arrestuarit kanë të kaluar kriminale. Sheremet Jashari e ka pranuar publikisht se ka qenë pjesëtar i AKSH-së, organizatë kjo e shpallur terroriste me një vendim të UNMIK-ut. Ka më shumë se 11 raste të veprave penale.

Sheremet Jashari dhe Avdullah Rama ishin ndaluar kohë më parë nga Policia e Kosovës së bashku me anëtarin e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muhamet Kelmendin. Ata, ndodheshin në një kombibus duke shkuar në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit. Dyshoheshin për përgatitje të një sulmi terrorist. Kelmendi më vonë ishte liruar.

Gazeta online Insajderi kishte siguruar dosjen hetimore kundër të pandehurve që ishin përgjuar. Ditën që ishin arrestuar në Fushë-Kosovë, kishin planifikuar të shkonin në fshatin Shankoc të Drenasit për të marrë sasinë e eksplozivit.

“Gjatë përgjimit është kuptuar se Sheremet Jashari furnizohet me armë nga persona të ndryshëm. Ai bashkëpunon me Naser Veselin dhe Avdullah Ramën si dhe një person të katërt të cilët kanë planifikuar dërgesën e armëve dhe eksplozivit më 30 janar 2016”, thuhej në kërkesën e prokurorit për arrest shtëpie.

Më 30 janar Naser Veseli niset nga Mitrovica për në Skenderaj me një kombibus. Aty takon Sheremet Jasharin dhe fillojnë rrugën në drejtim të Drenasit ku e marrin Avdullah Ramën për të vazhduar në drejtim të Komaranit. Nga aty nisen në drejtim të një rruge që shpinte në fshatin Sankoc dhe hyjnë në një rrugicë malore.

Aty marrin ngarkesën e eksplozivit dhe armëve dhe më pas nisen në drejtim të Komoranit. Gjatë tërë kohës ata kanë qenë nën vëzhgim të hetuesve. Diku rreth 14. 40 minuta, kombibusi që drejtohej nga Naser Veseli merr drejtimin e autostradës për Fushë-Kosovë. Në ora 15 ndalet nga njësia patrulluese e stacionit të Fushë-Kosovës. Fillimisht vetura është kontrolluar nga patrulla policore dhe pas kontrollit është gjetur në tapicerinë e derës një sasi e madhe eksplozivi TNT dhe dy pushkë mitraloz. Kontrolli është bërë në prani të Naser Veselit dhe Sheremet Jasharit. Aty janë gjetur 62 pako eksploziv që peshojnë 12 kilogram e 400 gram TNT dhe dy pushkë mitraloz.

Në shtëpinë e Sheremet Jasharit, Policia kishte gjetur një kartelë ushtarake të AKSH-së në emër të Rexhep Luanit.

“Kemi të bëjmë me një grup kriminal të organizuar mirë për shitjen, furnizimin, transportimin e armëve i cili është zënë vetëm në saje të përgjimeve sipas Urdhëresës së Gjykatës… Kemi të bëjmë me armë me fuqi shkatërruese – eksplozive në peshë 12 kg e 400 gramë, me pushkë mitraloz”, kishte thënë prokurori në kërkesën për arrest shtëpiak. Ka përmendur veprimet kriminale të Sheremet Jasharit.

“Nga baza e të dhënave të policisë rezulton se i pandehuri Sheremet Jashari është i evidentuar në cilësinë e të dyshuarit gjithsejtë në njëmbëdhjetë raste përfshirë edhe veprat penale posedim ilegal i armëve”./Insajderi.com