Edi Rama ky njeri që ri-zgjojë antikombëtarët

Shkrim nga: Hysni Gashi

Mjaftoje një 5 – minutash fjalim në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga kryeministri shqiptar Edi Rama që të rizgjoje antikombëtaret dhe antishqiptaret. Propozimi për një president të përbashkët, për një diplomaci të përbashkët dhe për një siguri të përbashkët nga politikani largpamës Edi Rama sikur i rizgjohje nga varret ata të cilët gjatë gjithë jetës së tyre, të prindërve të tyre dhe të babagjyshave të tyre jetonin dhe punonin anti kombit shqiptar. Mos të harrojmë po kjo Kosove e cila ka nënshkruar një marrëveshje për stabilizim-asoccim me BE-në dhe të cilën është vendosur në rrugën e integrimeve evropiane do e dorëzoje sovranitetin diplomatik, të sigurisë dhe të ekonomisë në Bruksel!?

Pra, pse mos të bashkoj atë në një komb para së të dorëzoje në një bashkim shtetesh. Edi Rama nuk tha asgjë me shume as me pake se sa ja lejon Kushtetuta e Shqipërisë Natyralë ku Shqipëria Londinezë është gardian i mbrojtjes së shqiptareve kudo që janë. Edi Rama nuk tha asgjë me shumë se sa ka thënë gjatë gjithë diplomacisë së tij për një integrim ndershqiptar, dhe ai nuk kërkoj që të zhbëhet shteti i Kosovës, përkundrazi tha që të fuqizohet po sikur shqiponja jonë dy krenare. E di se shkurtpamësit, shërbyesit e kazamateve serbe, antikombëtaret janë rizgjuar të financuar madje edhe materialisht nga Beogradi, Athina e Moska kundër një ideje të tillë ashtu siç ishin zgjuar tash e 300 vite skllavet bashkërisht kundër shqiptareve.

Por ashtu siç është bërë realitet ëndrra për një Kosovë të pavarur, ashtu do behët realitete edhe bashkimi i shqiptareve të vetëm qoftë përmes konfederatës shqiptare qoftë me bashkimin real të saj. Kështu si janë zgjuar sot kundër Edit u patën zgjuar edhe analistet por me një përballje të vetëm i patë eliminuar madje edhe nga jeta publikë e mediale, po kështu mund të ja bëjë secilit që zgjohet kundër tij dhe a e dini pse? Sepse ai ka shumë të drejtë! Ne duhet të punojmë për Kosovën që ta bëjmë shtet të fuqishëm, ndërsa largpamësin e shqiptareve të bashkuar nuk mund ta shuaj askush sepse ai është në shpirtrat dhe gjakrat tona. EDI RAMA shembi ëndrrat për një tjetërsim të kombit shqiptar, dhe kjo shembje nuk e ka burimin në fjalimin e tij 5-minutesh por në Kushtetutën Shqiptare dhe në Historinë shqiptare.