Edhe shqiptarët e Maqedonisë pro protestave të opozitës kosovare

Shqiptaret e maqedoniseShoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedonisë përkrah protestat e opozitës kosovare të paralajmëruara për ditën e 28 Nëntorit – Festës së Pavarësisë.

“Jo ndarje. Toka e larë me gjak dëshmori as nuk falet dhe as nuk shitet, ajo vetëm me gjak mbrohet. Edhe shqiptarët e Maqedonisë pro-protestave”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Më 28 Nëntor, partitë opozitare në Kosovës do të mbajnë një tubim paqësor kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Opozita kosovare vlerëson se Asociacioni mundëson ndarjen apo bosnjëzimin e shtetit të Kosovës. /INA/