Edhe Policia e Kosovës e përfshirë në keqpërdorimet e tenderëve

policia

Klinika privat ALOKA është ankuar  në Gjykatën e Tenderëve se Policia e Kosovës i ka dhënë një tender 60 mijë euro më shtrenjtë kompanisë fituese, shkruan Gazeta Fjala.

Për tenderin e  Policisë së Kosovës për shërbime mjekësore specialistike në të cilin ishte shpallur fituese kompania Rezonanca, ALOKA-s në ankesën e që në OSHP është protokolluar ditën e martë, pretendohet se janë bërë një mori shkeljesh.

“Në njoftimin për dhënie të kontratës te informacionet për vlerën e kontratës nuk është shënuar tenderuesi me çmimin më të ulët por vetëm çmimi i fituesit 398 mijë e 710 euro që normal është për 64 mijë e 422 euro më i lartë se i ALOKA-s ashtu që fare nuk ceket se ka pas operatorë ekonomik me çmimin më të ulët se operatori fitues”, shkruan në ankesën e ALOKA-s.

Gjithashtu shkruan se u shkelë ligji i prokurimit edhe ne nenin për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve.

Tek mundësitë teknike ALOKA që ka qenë edhe vet pjesëmarrëse në këtë tender pretendon se kompania fituese nuk ka ofruar licencë të mjekëve por vetëm ID-itë e tyre.  /Gazeta Fjala/