Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Edhe përkundër bojkotit të ekzekutivit, KPF në Malishevë mbanë mbledhjen e rregullt – Malisheva Press

Edhe përkundër bojkotit të ekzekutivit, KPF në Malishevë mbanë mbledhjen e rregullt

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Malishevë, Rrahim Morina, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se Komisioni për Politikë dhe Financa, në Komunën e Malishevës, ka mbajt mbledhjen e parë të rregullt, duke i shqyrtuar kështu gjitha pikat e rendit të ditës.

Morina, po ashtu ka përmendur faktin se këtë mbledhje e kanë bojkotuar së përfaqësuesit e ekzekutivit dhe zyra për informim në Komunën e Malishevës, të cilët janë të obliguar të marrin pjesë në mbledhjet e KPF-së. Megjithatë edhe përkundër këtyre bojkoteve, mbledhja është zhvilluar normalisht pas shqyrtimit të gjitha pikave, është caktuar seanca e radhës e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet të premten e ardhshme me datë: 30.03.2018.

Më poshtë keni postimin e plotë të z. Morina: