Edhe një rezultat i jashtëzakonshëm nga atletët malishevas (Foto)

Lek Mazreku ka arritur të vendosë rekord të ri të Kosovës ndërsa Arbnore Berisha ka fituar medaljen e art në mitingun ndërkombëtar të mbajtur dje në qytetin e Elbasanit në stadiumin  “Elbasan Arena”. Atleti Lek Mazreku vendosi rekord të ri të Kosovës për grupmoshën U 16 në disiplinën 400 m me rezultat 54.00 ndërsa atletja Arbnore Berisha fitoi medaljen e art në disiplinën 3000 m.