Edhe kjo rrugë në fshatin Pagarushë është vështirë e kalueshme (Foto)

Bora që ka rënë dje dhe sot, si duket e ka befasuar edhe kompaninë e kontraktuar nga Komuna e Malishevës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Njoftimi i mëhershëm se gjitha rrugët janë të pastruara dhe të qarkullueshme po has në kundërshtim të plotë me faktet që lexuesit e Mp, po vazhdojnë të na shkruajnë dhe të dërgojnë fotografi nga terreni. Të tilla janë pamjet e paraqitura në foto ku tregohet gjendja e njërës nga rrugët që lidh lagjet e fshatit Pagarushë, e tëra pothuajse e mbuluar nga bora dhe akulli. Shqetësimi i banorëve mbetët tek fakti se në rast të mos pastrimit të borës dhe hedhjes së kripës në këtë rrugë  do të jetë i pamundur qarkullimi, sidomos kur kemi parasysh se gjatë ditëve në vijim do të ketë edhe më tepër ulje të temperaturave.