Edhe këtë vit në Malishevë organizohet Festivali Foklorik “Oda e Llapushës”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës dhe më gjerë, artdashësit, rapsodët, shoqëritë kulturo-artistike, ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare se, më 1 dhe 2 gusht, prej orës 19:00, komuna e Malishevës organizon Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”- Edicioni i pestë.

Festivali organizohet në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës. Festivali ka karakter garues,  dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar.

Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, Shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve.

Krahas festivalit do të organizohet edhe sesioni shkencor “Folklori në trevën e Llapushës” dhe Panairi artizanal.