Edhe institucionet e përfshira në pastrim të parave

Kipred

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe OJQ Syri i Vizionit (SiV) kanë mbajtur tryezën e rrumbullakët “Reagimi ndaj Pastrimit të Parave në Kosovë: Në Mes të Politikave dhe Praktikës”, në të cilën janë prezantuar të gjeturat kryesore të pastrimit të parave.

Në këtë tryezë u tha se pastrimi i parave ne Kosovë konsiderohet të jetë e përhapur me reagimin e institucioneve shtetërore të Kosovës në faza fillestare të tij ku sipas raportit të KIPRED pjesa më e madhe e të ardhurave nga aktivitetet e kontrabandës besohet të jenë pastruar direkt në ekonominë e shtetit përmes ndërtimit dhe pasurisë së patundshme, tregti me pakicë dhe shoqëritë tregtare.

Ariana Qosaj – Mustafa nga KIPRED tha se vetëm një rast i pastrimit të parave është në aktgjykim final ndërkohë që u kërkua që Prokuroria Speciale të merret më shumë me këtë çështje pasi që i vetmi institucion që po merret me këtë është Policia e Kosovës