Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
E zgjedhura e deputetëve për Kushtetuese, kandidate për deputete e LDK-së – Malisheva Press

E zgjedhura e deputetëve për Kushtetuese, kandidate për deputete e LDK-së

Gjykatsja e LDK-se

Selvete Gërxhaliu – Krasniqi, që në raundin e dytë arriti të marrë votat e deputetëve të PDK-së e LDK-së, për t’ia propozuar presidentes Atifete Jahjaga për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, është ish kandidate e LDK-së për deputete.

Njëherësh, ajo është bashkëshortja e Agim Krasniqit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, raporton Koha.net.

Ajo ishte kandidate e LDK-së për deputete, teksa vinte nga dega e Vushtrrisë e partisë së Isa Mustafës.

Gërxhaliu Krasniqi, është juriste me profesion, eksperte e drejtësisë, dhe ka studiuar për Doktoraturë në Institutin për të Drejtën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Karl Franzens Universitat, Austria, me temën: “Rëndësia e të Drejtës Ndërkombëtare në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe luftimin e Krimit të organizuar dhe Terrorizmit”.

Ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës dhe në një kolegj privat.