E verteta për bursat – sqarim për opinionin (dokument)

dokument 2

Sot komuna e Malishevës përmes një deklarate publike ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në malishevapress ditë më parë në lidhje me procesin e konkursit për bursa.

Redaksia e malishevapress sqaron publikun se Komuna e Malishevës ka obligim ligjor të bëjë publike në tabelën e shpalljeve dhe uebfaqen e saj të gjitha konkurset,vendimet dhe dokumentet tjera relevante. Lista as sot e kësaj dite nuk është publikuar fare në uebfaqen e komunës.

Komuna e Malishevës në reagimin e saj ka deklaruar se konkursi është bazuar në rregulloren e vjetër për bursa derisa rregullorja e re ende nuk qenka aprovuar nga ministria përkatëse.

Mirëpo, vet komuna nuk është thirrë fare në rregulloren e vjetër kur ka bërë shpalljen e konkursit.

Kurse rregullorja në të cilën komuna thotë se është thirrur nuk mban asnjë shenjë, vulë protokoli apo nënshkrim se është dokument zyrtar.

dokument 1

Shumica e kritereve në konkurs por edhe gjatë procesit nuk janë fare të parapara në rregulloren në të cilën thirret komuna. Psh: neni 10 pika d e rregullores thotë se konkursi duhet ti përmbajë profilet prioritare por kjo nuk është përfshirë në konkurs, apo edhe kritere që bien ndesh me vet rregulloren fantome në të cilen thirret komuna.

Në redaksinë tonë kanë arritur shumë shqetësime nga studentë dhe familjarë të tyre që kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si janë ndarë bursat.

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal është diskutuar  çështja e konkursit ku edhe aty asamblistë të shumtë kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Po në këtë mbledhje është thënë nga zyrtarët e lartë komunal se ata janë konsultuar me kryetarët e fshatrave se kujt duhet ti jepet bursë derisa kjo bie ndesh me vet dokumentetet, kriteret dhe procedurat në të cilat thirret komuna.

Bazuar nga faktet e mësipërme ne jemi angazhuar dhe kemi siguruar dokumente që flasin se procesi nuk ka shkuar si duhetdhe tē cilat ne i kemi publikuar duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky proces dhe misionin tonë para publikut.

 

Shpresojnë që komuna para se të merret dhe ushtroj presion ndaj nesh të merret me hetimin e procesit në fjalë i cili për ne dhe për opinionin publik është i rëndësishëm pasi që kemi të bëjmë me paranë publike.

Malishevapress me gjithë presionet mbetet e përkushtuar të informoj qytetarët e malishevës dhe publikun e gjerë për zhvillimet e ndryshme në interes të tyre pa marr parasysh se kujt mund ti preket intetesi partiak apo financiar.

Rregullorja e vjetër në të cilën thirret komuna: http://kk.rks-gov.net/malisheve/getattachment/66eb6eaf-3c84-4a47-8239-b64fefa78a1c/Draft-Rregullorja-per-ndarjen-e-bursave-per-studen.aspx

Konkursi i shpallur: https://kk.rks-gov.net/malisheve/getattachment/471fd196-404c-4465-993f-496d10be9830/Konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-studente-te-Komu.aspx

Lajmi i malishevapress për publikimin e listave për bursa:  http://malishevapress.com/malisheve-publikohet-lista-e-perfituesve-te-bursave-dokument/
Reagimi i Komunës; http://malishevapress.com/komuna-reagon-ndaj-lajmit-per-bursat-publikuar-ne-malishevapress/