E vërteta e dëmtimit të lapidarit të dëshmorëve në fshatin Berishë! (Foto)

Në media dhe portale të ndryshme në vend, dje ka qarkulluar një lajm lidhur me dëmtimin e lapidarit të dëshmorëve në fshatin Berishë. Lidhur me këtë rast, kryetari i fshatit Berishë, Flamur Berisha, i kontaktuar nga Komuna e Malishevës, sqaron se lapidari nuk është dëmtuar nga persona të panjohur, por nga fëmijët.

Sipas Berishës, lapidari i dëshmorëve në Berishë, është dëmtuar pa qëllimshëm nga fëmijët e fshatit, të cilët kanë qenë duke lozur afër lapidarit, dhe jo siç është transmetuar në medie, se persona të panjohur e kanë dëmtuar lapidarin e dëshmorëve Berishë”. Megjithatë pamjet në foto tregojnë për një dëmtim të dukshëm të lapidarit, gjë për të cilën organet e rendit duhet të marrin masat e duhura për ta sqaruar këtë rast.

??????????????????????????????????????????????????????????