E turpshme: Ja ndaj kujt ka respekt drejtori i Gjimnazit në Malishevë! (Foto)

Në lajmin e publikuar dje nga portali Malishevapres, lidhur me nivelin e ulët drejtshkrimor të Izet Hotit, drejtor i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. Duke mos pasur arsyetim lidhur me këtë skandal, drejtori Hoti, ka zgjedhur rrugën më të gabuar të mundshme.

Ai ka shprehur respekt të pa rezervë ndaj komentuesve të cilët janë shprehur me gjuhën më vulgare dhe më banale të mundshme. A është ky edhe një tregues tjetër se çfarë niveli të ulët kulturor ka ky person i cili do duhej të ishte shembull i mirësjelljes dhe i paraqitjes publike. E fundit ai ka të paktën përgjegjësi ndaj mira nxënësve, mësimdhënësve dhe familjarëve të tyre. Prandaj kjo sjellje e tij skandaloze dhe e turpshme nuk do të shpëtonte pa u sanksionuar në një vend ku do të funksiononte rendi dhe ligji. Pra ky njeri të paktën do të ishte suspenduar nga vendi i punës dhe më të menjëherë do të merreshin organet e rendit dhe të hetuesisë.