E turpshme: Ja asamblistët që kërkuan vota, paguhen por nuk ua ndien për qytetarët (foto-dokument)

asamblistët pasivëJu kishin kërkuar votën qytetarëve derë më derë gjatë zgjedhjeve lokale 2013  në Malishevë por tani janë rehatuar dhe nuk brengosen fare për t’i përfaqësuar ata.

KDI ditë më parë ka publikuar fletëvotimin e angazhimit të asamblistëve të kuvendit komunal në malishevë gjatë vitit 2016.

Edhe gjatë këtij viti asamblisti më aktiv u shpall Valon Hoti nga Lëvizja VETËVENDOSJE!  me 22.7%,  i pasuar nga Ahmeti Rrahmanaj i PDK-së me 14.6% dhe Januz Kastrati i LDK-së 12.6%

Fletënotimi i KDI ka nxjerrë plotë 15 asamblistë pasiv nga NISMA, PDK, LDK dhe një nga AAK shumica e të cilëve kurrë nuk e kanë çelur gojën dhe nuk e kanë marrë fare mundin ti përfaqësojnë qytetarët dhe ti adresojnë hallet e tyre.

Pra, këta janë asamblistët  ‘’ngelcanë’’ dhe të papërgjegjshëm ku secili nga ata për katër vite marrin rreth 10 mijë euro kurse edhe kur janë prezentë në mbledhjen e Kuvendit Komunal nuk marrrin mundin të kryejnë detyrën për të cilën paguhen.

Fletënotimi është bërë për vitin 2016.

Në fletënotim është përfshirë edhe asamblisti nga radhët e LDK-së Ramadan Thaçi nga Mirusha i cili ka zëvendësuar bashkëpartiakun e tij Durim Krasniqin nga Drenoci i cili gjithashtu ishte pasiv gjatë kohës sa kishte qëndruar njëjtë sikur asamblisiti nga radhët e NISMA-s Gazmend Krasniqi nga Tërpeza i cili ka zëvendësuar Faton Krasniqin nga Bardhi të gjithë pa më të voglin mund tëpërfaqësojnë qytetarët të cilëve u kishin kërkuar votën.

Malishevapress ka analizuar fletënotimin dhe votat e marra të këtyre asamblistëve gjatë zgjedhjeve lokale të cilat po ua paraqesim më poshtë.

Asamblistët pasiv KK Malishevë