E tmerrshme| Një vajzë e re sapo ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prizren

Një vajzë e re sapo ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express.

Berisha tha se është nisur për në vendin e ngjarjes pasi mori menjëherë informatën, por nuk dha detaje të tjera.

“Po rasti ka ndodhë, tash po shkoj në vend të ngjarjes”, tha Berisha.

Ai konfirmoi se është njoftuar se vajza e moshës së re që ra nga nërtesa, ka vdekur.