Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
E rëndë: Vdes edhe vajza tjetër kosovare, pas aksidentit të tmerrshëm në Gjermani – Malisheva Press

E rëndë: Vdes edhe vajza tjetër kosovare, pas aksidentit të tmerrshëm në Gjermani

Edhe vajza tjetër e familjes Mema e cila u aksidentua ditën e hënë në Gjermani ka ndërruar jetë sot.

Bëhet fjalë për tre vjeçaren Albinën e cila u aksidentua bashkë me babain e saj dhe motrën në Dunningen të Gjermanisë.

Po ashtu ditën e djeshme ishte raportuar se operacioni të cilit i ishte nënshtruar e vogla kishte përfunduar me sukses.

“Vajza e vogël e shoferit të vrarë, e cili ishte dërguar në një klinikë në Freiburg, dje nuk ishte operuar. Lëndimet ishin shumë të rënda por sot operacioni ka kaluar me sukses”, kishte thënë zëdhënësi i policisë gjermane, Tobias Kalmbachi.

Familja me prejardhje nga Deçani u aksidentuar të hënën në afërsi të qytetit të Dunningenit, duke humbur jetën në vendin e ngjarjes babai, Valon Memaj 26 vjeçar bashkë me të bijën 4 vjeçare, Luisë Memaj.

Ndryshe, për kthimin e tyre në Kosovë dhe procedurat e tjera të ceremonisë mortore pritet që të bëhen të ditura pasi që të kryhet autopsia në Gjermani.

Njoftimi i plotë i publikuar në rrjetet sociale:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!
Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve te renda. Tre engjëj do kthehen ne arkivole ne Kosovën nënë.
Ngushëllime familjes Memaj .

Lutemi qe Zoti i plotfuqishëm ti dërgoj në Xhenet!
AMIN 

Shpërndaje në: