E pranon Haradinaj: Shteti jep para edhe në të zezën

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë interpelancës lidhur me vendimin për rritjen e pagës së vet dhe zyrtarëve të tjerë, duke iu përgjigjur akuzve të deputetëve, e pranoi se jo gjithçka në vend shkon sipas ligjit.

Sipas kryeministrit “ka raste kur shteti jep pare edhe në të zezën”.

“Shteti o shtet i ka do shpenzime i ka do obligime. Ka raste kur shteti jep pare edhe në të zezën. Po jep për projekte të caktume për tema të caktume, si në planin e brendshëm edhe atë ndëkombëtar. Analizoni pak mirë.  Ka mënyra për  shmangie të ligjeve e procedurave të caktume, për tema të caktume”, tha Haradinaj. /Insajderi.com