E pabesueshme: Ganimete Musliu përkrah fuqishëm Isa Mustafën

ganimete musliuDeputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu në “Zona B” ka theksuar se veprimet e opozitës nuk dëshirojnë koment.

Ajo është shprehur se nuk ka frikë nga askush prej deputetëve të opozitës për ndonjë sulm.

“Nuk duhet të kem frikë nga ta për ndonjë sulm, përderisa nuk kam asnjë problem me asnjërin nga deputetët e opozitës. Momentin që unë do të kem frikë nga qytetarët nuk do të jem pjesë e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Musliu.

Ajo më pas ka theksuar se atë e gëzon fakti që shumica e qytetarëve nuk i përkrahin veprimet të cilat rrënojnë shtetin.

Musliu më pas ka shtuar se e vlerëson shumë potezin e Isa Mustafës që i ka braktis në kohën e VLAN-it dhe nuk ka pranuar të jetë me ta.