Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
E ashtuquajtura Kishë dhe simbolika e spastrimit etnik të shqiptarëve – Malisheva Press

E ashtuquajtura Kishë dhe simbolika e spastrimit etnik të shqiptarëve

foto-2

Shkruan: Bukurije Rrustemi

Në vendin ku kishte filluar të shkruhej historia e rezistencës së studentëve, aty ku po fillonte të vendosej kultura dhe të merrte hov emancipimi shoqëror e kombëtar, në vendin ku kishte filluar zgjimi qytetarë, revolta dhe kryengritja kundër okupimit, shtypjes dhe asimilimit. Për t’i penguar e shtypur të gjitha këto, pushteti serb nën masa të dhunshme dhe represive e kishte ndërtuar objektin e kishës ortodokse gjatë viteve të 90-ta, midis Kompleksit Universitar të Prishtinës, me të vetmin qëllim ta njollos dhe ta përdhos kulturën, edukimin dhe arsimimin shqiptar dhe njëkohësisht ta tjetërsoj identitetin etnik e kombëtar të popullit shqiptar.

Ky objekt, sa i pa histori e i pavlerë, edhe më tepër simbolikë e një politike deshqiptarizuese deri në spastrim etnik, i cili si njëgërmadha pa leje vazhdon të qëndrojë brenda kompleksit universitar, çuditërisht nuk i pengoi e nuk ja vrau sytë kurrë kësaj kaste të korruptuar e kriminale të pushtetit në Kosovë, përkundrazi ky pushtet u përkujdes që kishave dhe manastireve tjera t’u njohë eksterritorialitetin me qindra hektarë përreth, duke shërbyer si çerdhe e politikave antishqiptare të Qeverisë së Serbisë.

Kjo kast korruptive e kriminale,e cila po e mbanë pushtetin në Kosovë asnjëherë nuk mendojë e nuk gjykojë se çfarëpërfaqëson kjo kishë e improvizuar dhe e kontrabanduar. Më tej, kurrë nuk menduan që ata të cilët e ndërtuan, financuan e përuruan këtë objekt, janë pikërisht të njëjtit që ktheheshin apo shkonin në fshatrat shqiptare për të masakruar e përndjekur shqiptarët, siç ishte Arkani, si më famëkeqi nga të tjerët si ky.

Hijet, gërmadhat dhe mbetjet e shtetit serb e kanë ndjekur Kosovën dhe popullin e saj që 17 vite pasluftës dhe do të vazhdojnë edhe për aq kohë sa do të vazhdoj qëndrimi në pushtet i kësaj qeverie nënshtruese, e cila për interesa klanore e personale, vazhdimisht i ka shërbyer interesave të Serbisë dhe njëkohësisht i ka rrënuar interesat e Kosovës dhe të popullit shqiptar. Prandaj, nuk ka se si të jetë e lehtë çrrënjosja e Serbisë nga Kosova pa çrrënjosur e këtij klani mafioz e kriminal nga Qeveria e Kosovës.

Prontopolitikanët si Thaçi, Veseli e Mustafa dhe shumë vartës të tyre, sot janë në pushtet vetëm për faktin se ata i kanë shërbyer më së miri interesave të Serbisë si shpagim për korrupsionin e tyre. Këta, pa ndërgjegje dhe pa kurrizor siç janë,  për të shpëtuar veten, për të zhvatur e grabitur pasurinë publike e kombëtare, pranuan pa asnjë kusht dhe në mënyrë vetëmohuese çdo kërkesë të Serbisë. Prandaj, edhe Kisha brenda kompleksit universitarë, dhe shumë objekte tjera të improvizuara, e të kontrabanduara nga Serbia, me të vetmin qëllim mohimin e identitetit shqiptarë, fshirjen e krimeve të së kaluarës…duhet të rishikohen deri në largimin e tyre, sepse lejimi i tyre, është legjitimim edhe i politikave Millosheviqiane në Kosovë.

Por, fatkeqësisht këto objekte po mbrohen nga njerëz të cilët do të duhej të pandeheshin si mbrojtës të interesave shtetërore. Kësisoj, largimi i mbetjeve të Serbisë nuk mund të pritet nga ata të cilët për interesa personale shkelen gjakun e dëshmorëve, mohuan figurat historike e kombëtare të popullit shqiptar, i mbuluan muralet e këtyre figurave kombëtare në Kuvendin e Kosovës, vetëm pse këtë ua kërkuan partnerët e tyre serbë. Po ashtu, si pasojë e politikave të gabuara dhe kriminale të këtij regjimi, Serbia çdo ditë e më shumë po e shtrin ndikimin e saj në Kosovë, fjala vjen si rasti i vendosjes së shtatores së Car Llazarit në qytetin e Mitrovicës e shumë veprime të ngjashme.

Prandaj, me një mendësi politike të tillë e cila është e nënshtruar dhe e shantazhuar nuk mund të çlirohet Kosova nga ndikimi i Serbisë. Jo të paktën përderisa figura të tilla si i ashtuquajturi president i Kosovës, përulet me nderime më të larta para lapidarëve të kriminelëve serb të cilët 17 vite më parë kryen krime monstruoze ndaj shqiptarëve në Kosovë. Nuk rrënohen këto mbetje të Serbisë, përderisa nuk ndërpriten këto lidhjet biznesore e kriminale ndërmjet kriminelëve serb dhe pushtetarëve kosovarë.