Dy persona deponojnë 292 euro fals në bankë, arkëtarja ankohet në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë deponuar në një bankë në rrugën “Hasan Prishtina” të Vushtrrisë disa monedha false.

“Ankuesja femër k-shqiptare punëtore në një bankë, ka raportuar se dy te dyshuar meshkuj k-shqiptarë, kanë deponuar 145×2 euro, 2×1 euro dhe 2x 05 cent,  që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/