Dy mërgimtarë, u pritën nga kryetari Begaj

begaj_mergimtaretKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën tij, dy mërgimtarë, që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Mërgimtarët tanë, erdhën për ta falënderuar kryetarin Begaj, për punën që është duke realizuar dhe për vizitën që ju ka bërë kohë më parë në Gjermani.

“Mua më vjen mirë që ju nuk e harroni vendin tuaj dhe vizitat e tilla, tregojnë përkushtimit tuaj për vendin, ndërsa ne të gjithë e kemi për obligim ti shërbejmë vendit. Po ashtu unë ju falënderoj për pritjen tuaj në Gjermani”, tha kryetari Begaj, në takimin me mërgimtarët Alush Kryeziu dhe Ramë Kryeziu nga Pagarusha.

Kurse Alush Kryeziu, mërgimtar, e shprehi kënaqësinë e tij për zhvillimet në Komunën e Malishevës dhe për punët e mira që janë duke u bërë. “Zemra mu bë mal kur pashë punët që janë bërë dhe po bëhen në vazhdimësi. Pashë shumë punë që po kryhen dhe kjo na bën të ndihemi vërtetë mirë. Ju na keni vizituar në Gjermani dhe neve na bën të mos ndihemi jetim në vendet e huaja”, tha mes tjerash, mërgimtari Alush Kryeziu.

Mërgimtarët, gjatë bisedës me kryetarin Begaj, u shprehën të gatshëm të kontribuojnë në krijimin e marrëdhënieve me vendet ku punojnë, përkatësisht në Köln  të Gjermanisë.