Dy deputetë të LDK-së ndërrojnë mendje, e votojnë Demarkacionin?

demarkacioniÇështja e Demarkacionit çdo ditë e më shumë po nxit debate mes deputetëve të pozitës që kjo marrëveshje të kalohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

Dy deputetë që kishin dalë kundër kësaj marrëveshje, sot edhe zyrtarisht kanë pranuar këtë version, e cila kontestohet se Kosova nuk humb territor.

Në një intervistë dhënë për Tribuna Channel, i pari i Qeverisë Isa Mustafa, kishte paralajmëruar se ata deputetë që nuk e votojnë Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të jenë nën umbrellen e LDK-së.

“Deputetët e LDK-së Adem Salihaj dhe Anton Quni do të jenë deputetë që do ta votojnë këtë version”, ka thënë shkurt një burim për Tribuna Channel. Ai nuk ka dashur të japë detaje nëse kjo marrëveshje ka të bëjë me ndonjë post të lartë apo vetëm ndërrim mendje për deputetët e përmendur.

Ndryshe, kryeministri Mustafa kishte “kërcënuar” deputetët e tij se nëse nuk votohet demarkimi i kufirit me Malin e Zi vendi do të shkojë në zgjedhje dhe se nuk do të garojnë me LDK-në.

Demarkacioni pritet të vijë në Kuvend brenda javës së parë të muajit mars.